Tërheqja e Ramës nga padia ndaj ‘Bild’/ Rama: Kurseva disa të holla nga arka e PS

Shpërndaje

Pas tre vitesh, kryeministri Edi Rama rikthehet për një intervistë përballë gazetarit Çim Peka, tashmë jo në Syri.net, por në televizionin më të ri në vend, Syri TV.

Intervista nisi me çështjen “Bild” dhe ato çfarë deklaroi gazetari Peter Tiede pak ditë më parë, por në Syri TV te “A-Show”.

“Nuk kam shumë për të thënë lidhur me këtë sepse e kam shkruar në atë që ju zemërgjerësisht lexuat që, takimi me shefat editorialistë të gazetës ishte me të vërtetë një takim mbresëlënës nga pikëpamja e komunikimit, nga pikëpamja e diskutimit që bëmë për shumëçka dhe duke qenë se u ndërtua një marrëdhënie njerëzore dhe mu duk e pamotivueshme brenda vetes që të vazhdoja gjyqin. Me këtë rast kurseva edhe disa të holla nga arka e Partisë Socialiste”, u shpreh Rama.

Por audiopërgjimet vazhdojnë në faqen e Bild. Aq kaq gjë nuk e bënin për ju këta kolegë njerëzorë të Bild?

“Nuk ka qenë takim lidhur me këtë çështje. Nuk e kemi diskutuar fare këtë çështje. Ka qenë një takim me shefat editorialistë të gazetës me të cilët, e përsëris, kemi patur një diskutim për shumëçka Faktikisht, sot që flasim, kemi marrëdhënie miqësore që të tjerat pastaj janë spekulime”, u përgjigj kryeministri.

Shpërndaje