Tenton të ndërtojë në bregdetin e Velipojës Beach-bar, pa leje, vihen në pranga pronari dhe dy punëtorët që po ndërtonin…

Shpërndaje

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në bregdet

Tenton të ndërtojë në bregdetin e Velipojës Beach-bar, pa lejet përkatëse , vihen në pranga pronari dhe dy punëtorët që po ndërtonin.

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë në vijim të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike në bregdet, u arrestuan shtetasit:

A. K. 40 vjeç, banues në fshatin Hajmel,  Vau i Dejës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”

A. S. 49 vjeç, banues në fshatin Mnelë,  Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”

Xh. S. 52 vjeç banues në fshatin Hajmel,  Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në vendin e quajtur “Vilun”, Pulaj, Plazh Velipojë, janë konstatuar duke punuar në një objekt ndërtimi me konstrukt druri ,lokal,Beach-bar në pronësi të shtetasit A. K. pa lejet përkatëse të organeve kopetente.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme

Shpërndaje