Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare me 20 euro, procedohet 26-vjeçari…

Shpërndaje

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin, në mënyrë të parregullt, procedohet penalisht 26-vjeçari.

“Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Shtetasi K. S., 26 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në dalje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit, duke qenë se nuk dispononte dokumentet e nevojshme për të udhëtuar në drejtim të Greqisë.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje