Temperatura deri në 20 gradë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme…

Shpërndaje

Ditën e Mërkurë vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme me mot të vranët kryesisht në jug të vendit si dhe kthjellime të herëpasherëshme në pjesën tjetër të territorit.

Në orët e mesditës dhe pasdites parashikohen reshje të dobta shiu në mënyrë të izoluar dhe lokale në jug të vendit, përqëndruar në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-8m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen, në zonat malore -2 deri 12 C, në zonat e ulëta 2 deri 20 C dhe në zonat bregdetare 4 deri 20 C.

Shpërndaje