
Kandidati i Partisë Demokratike, Ted Kopliku, përsërit ftesën e hapur për debat publik drejtuar të gjithë kandidatëve të Partisë Socialiste. Me bindjen se transparenca dhe ballafaqimi i ideve janë thelbësore për një demokraci të shëndetshme, ai i fton kundërshtarët politikë të diskutojnë projektet për të rinjtë — aty ku fjalët duhet të kthehen në zgjidhje konkrete, jo në premtime bosh.
Postimi i kandidatit Kopliku:
Ftesa ime për të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste vazhdon. Zgjidhni ditën, vendin dhe gazetarin.
Hajde flasim për projektin që keni dhe kemi për rininë.
Kollarja dhe kostumi janë përgjegjësi të cilën kampi përballë nuk diti kurrë ta marrë përsipër.
