
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ted Kopliku, ka publikuar një postim ku nxjerr në pah një premtim të kryeministrit Edi Rama që nuk është mbajtur. Dy ditë më parë, Rama premtoi përmirësime dhe investime të mëdha në Shkodër, por realiteti është krejt ndryshe. Terminali i autobusëve, një projekt i paralajmëruar në vitin 2023 që do të ndryshonte infrastrukturën e qytetit, mbetet ende një premtim i pambajtur.
Postimi i kandidatit Kopliku:
Premtimet e kryeministrit dy ditë më parë në Shkodër, do kenë fatin e këtij terminalit. Nga 3D në dronët fluturak, Shkodra mes rrenave dhe betonizimit do bahet fillimi i ndryshimit me 11 maj.
