
Ted Kopliku, kandidat për deputet nga Partia Demokratike, vazhdon takimet me banorët për të prekur nga afër problemet reale që përballen çdo ditë. Në Bahçallek, qytetarët jetojnë mes ujërave të zeza, mungesës së kanalizimeve dhe pusetave të braktisura, ndërsa uji i pijshëm mbetet i pasigurt dhe transporti publik i paarritshëm. Në vend të zgjidhjeve, qeverisja aktuale zgjedh fasadat.
Postimi i kandidatit Kopliku:
Sot me qytetarët e Bahçallekut. Ujërat e zeza, kanalizimet dhe pusetat janë lënë pas dore prej vitesh. Mungon mirëmbajtja. Uji i pijshëm s’është i sigurt dhe qarkullimi me urban është mision i pamundur! Për ata kanë prioritet veç fasadat. #atathyhen #neimundim
