Teatri “Migjeni”, prioritetet e 2024/ Drejtori Çuliqi prezantoi për mediat kalendarin artistik të këtij viti…

Shpërndaje

Sezoni i aktiviteteve kulturore pritet të nisë shumë shpejt për Teatrin “Migjeni”. Aktorët më në krye drejtuesin e këtij institucioni, Arian Çuliqi, organizuan në mjediset e brendshme një takim të hapur me mediat për të pasqyruar disa nga prioritetet kryesore që ky teatër do të ketë për vitin 2024.

Fëmijët dhe të rinjtë do të jenë pjesë e rëndësishme e projekteve të teatrit në nisje të vitit.

Risia e këtij viti do të jetë organizimi i një festivali mbarëkombëtar humori, që për Shkodrën është një rikthim pas më shumë se 30 vitesh.

Drejtori Çuliqi tha se në vëmendjen e teatrit do të jenë edhe bashkëpunimet me institucione të ndryshme në funksion të projekteve të reja të teatrit “Migjeni”.

Shpërndaje