Të vritesh kot, si u ekzekutua sipërmarrësi shkodran në Itali…

Shpërndaje

Tre autorët e dyshuar të vrasjes së sipërmarrësit Fatmir Ara më 2 shtator të vitit të kaluar në Itali janë marrë të pandehur.

Në Dhjetor do të nisë gjyqi ndaj tyre. Para gjykatës do të dalin Davide Giuseppe Osella Ghena, 31 vjeç, motra e tij Barbara, 45 vjeçe dhe miku i tyre, 31-vjeçari Andrea Fagnoni.

Shkak për vrasjen e sipërmarrësit shqiptar u bë një investim që italiani Davide kishte bërë në Alba. Ai kishte blerë një fermë të cilën donte ta rinovonte.

Punën ia kishte besuar 43-vjeçarit shqiptar, Fatmir Ara. Por punët po shkonin ngadalë dhe për vrasësin e dyshuar kishin nisur të akumuloheshin borxhe dhe probleme ekonomike.

Prandaj mendoi që duke eliminuar Arën, ai do të hiqte qafe këto probleme dhe kështu nisi të planifikonte vrasjen. Bashkë me mikun e tij, Andrea Fagnoni, bënë një inspektim në zonën rurale të San Carlo Canavese.

Plani parashikonte që shqiptari të vritej nga Davide me një çifte në pronësi të prindërve të tij. Armën atij ia kishte sjellë e motra, Barbara, e cila e kishte marrë fshehurazi. Ndërsa Fagnoni do të priste në makinë për të lehtësuar arratisjen e vrasësit.

Kështu më 2 Shtator, Davide e mashtroi Arën dhe e dërgoi në San Carlo me pretekstin se do të flisnin për punë. Por sapo arritën në vendin e planifikuar, Davide ka nxjerrë armën nga ku e kishte fshehur dhe ka qëlluar 5 herë ndaj viktimës.

Pas të shtënës së parë, sipërmarrësi shqiptar ka rënë në tokë, ndërsa autori ka shtënë edhe 4 herë të tjera për t’u siguruar që do të humbte jetën. Më pas shkoi tek bashkëpunëtori që e priste në një distancë të shkurtër.

Duke parë dinamikën e ngjarjes, autoritetet dyshuan fillimisht se bëhej fjalë për një ekzekutim i urdhëruar nga organizatat kriminale. Për më pas hetuesit arritën tek Osella Ghena dhe Pagnoni, ndërsa më vonë arrestuan edhe motrën e tij, Barbarën.

Shpërndaje