Të tjerë delegatë konfirmojnë falsifikimin e firmave nga dyshja Basha-Bardhi. Nikollë e Pjerin Marku: Kuvendi jonë, ai i 11 dhjetorit

Shpërndaje

Nikollë Marku dhe Pjerin Marku janë dy delegatët nga Shkodra, përkatëisht kryetar i degës së PD në Velipojë dhe kryetar grupseksioni Guri i Zi 1, denoncojnë falsifikimin e firmave nga Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi, për Kuvendin e 18 dhjetorit. 

Të kontaktuar nga syritv ata shprehen se nuk kanë plotësuar asnjë formular tjetër, përveç atij të datës 11 dhjetor, ndërsa denoncojnë se firmat e tyre janë manipuluar.

Gjithashtu dy delegatët shtojnë se do të jenë nesër në Tiranë në Kuvendin e thirrur nga shumica e anëtarësisë.

Nikollë Marku, kryetar grupseksioni i PD Velipojë: Unë nuk e kam dëgjur akoma emrin nga lista që po lexohet, por nga telefonat që po më bëjnë miqtë e mi po më thonë që të ka dalë emri! Po pres që të mbarojë konferenca në mënyrë që të kem akses në video për të parë nëse është e vërtetë apo jo! Në të kundërt kush e ka bërë këtë gjë, ka bërë një gabim shumë të madh pasi po luan me moralin tim dhe do të ketë pasoja ligjore!

Pjerin Marku, kryetar grupseksioni Guri i Zi 1 Shkodër: Në mënyrë absolute kam firmosur për datën 11 dhjetor! Dhe nesër do të jem që në ora 09:00 e mëngjesit për në Kuvendin Kombëtar!

SYRI mëson se janë edhe dy delegatë të tjetër të Shkodrës, Dash Steri dhe Agron Frangaj të cilët shprehen se nuk kanë firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit dhe se formulari i tyre është i manipuluar.

Shpërndaje