Motër e vëlla kanë humbur jetën në një ngjarje të rëndë, që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Kodër Rrëshen, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të panjohura, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, pak minuta më parë në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.
Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.
Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.