Të premten nënshkruhet marrëveshja/ Ibrahimaj: Siguracionet e qytetarëve Shqiptar do të njihen nga shteti i Kosovës…

Shpërndaje

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, për njohjen e siguracioneve. Ajo tha se shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe anasjelltas, do u njihen pensionet, trajtimet financiare pas lindjes etj. Njohja sipas ministres, do të bëhet për të gjitha periudhat e sigurimeve.

“Kemi nënshkruar një marrëveshje e cila pritet të nënshkruhet ditën e premte. Marrëveshja ka të bëjë me mbrojtjen sociale të qytetarëve shqiptarë dhe ka të bëjë për njohjen e siguroacioneve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo është e rëndësishme, sepse kështu do u njihen kontributet në të dyja vendet.Pra, nëpërmjet kësaj marrëveshje të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Kosovë do të përfitojnë për trajtimet për lindje, aksidente në punë dhe do të përfitojnë nga pensionet e pleqërisë, invalitetit në të dyja vendet. Janë 3100 shqiptarë që përfitojnë nga kjo marrëveshje. Njohja do të bëhet për të gjitha periudhat e sigurimeve”, tha Ibrahimaj.

Shpërndaje