Gazetari Artan Hoxha ka folur për të “privilegjuarit” e drejtësisë shqiptare. Duke përmendur emrin e Eldi Dizdarit dhe këngëtares Fjolla Morina, Hoxha u shpreh se të gjithë të përfshirët në botën e krimit kanë lidhje me figura të larta të shtetit.
I ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax News, mori rastin e Fjolla Morinës, duke u shpreur se nëse në vend të saj do të ishte një person i thjeshtë dhe të kapej me 2 armë që i cilëson “kobure”, do kalbej në burg.
“Unë thashë shyqyr që nuk do i ekstradojnë në Shqipëri. Po të ishin këtu ata për 100 vjet nuk i kapnin. E kanë siguruar ata. Ai (Eldi Dizdari) e kishte shtëpinë pas piramidës, po nuk guxonte njeri që t’ja permendte emrin. Nuk ka drejtësi këtu. Edhe Fjollën e kapën me 2 kobure dhe e lëshuan. Po të kishin kapur një katundar nga Tepelena, do e kishin kalbur në burg. Kjo është drejësia,”-tha Hoxha.