Të paktën 71 palestinezë të vrarë në 24 orët e fundit nga sulmet intensive izraelite në Gaza…

Shpërndaje

Zyra për Media në Rripin e Gazës ka bërë të ditur se ushtria izraelite kreu 34 sulme ajrore në 24 orët e fundit duke vënë në shënjestër civilë të paarmatosur në të gjithë enklavën palestineze dhe si pasojë të paktën 71 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu.

“Sulmet ajrore izraelite vunë në shënjestër civilët dhe infrastrukturën në krime të tmerrshme që iu shtuan rekordit të errët të pushtimit”, tha zyra për media në Gaza.

Nga atje theksuan se ushtria izraelite pengoi ekipet mjekësore dhe të mbrojtjes civile që të arrinin viktimat për të evakuuar trupat, të cilat mbeten të shpërndarë në rrugë, veçanërisht në Gazën veriore.

Zyra për media theksoi se përshkallëzimi vjen në ditën e 45-të të gjenocidit izraelit kundër popullit palestinez, duke u përpjekur të “imponojë një fakt të kryer, duke shënjestruar themelet e jetës dhe infrastrukturën, si dhe duke shkatërruar gjithçka që mbështet elasticitetin e palestinezëve”.

Gjithashtu u kërkua “mbrojtje urgjente ndërkombëtare për popullin palestinez në Gaza, i cili është subjekt i llojeve më të këqija të krimeve dhe shkeljeve”.

Pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, ushtria izraelite vazhdon luftën gjenocidale në Gaza, e cila që nga 7 tetori i vitit 2023 ka vrarë të paktën 45.600 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Në muajin nëntor. Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për veprimet në enklavën palestineze po përballet më një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Shpërndaje