Të kalosh mbi varre për të përshkuar rrugën , banorët e Stom- Golemit: Të ndërhyhet në infrastrukturën rrugore…

Shpërndaje

Kur bie shi, banorët detyrohen të hipin mbi varre për të përshkuar rrugën. Gjendja e rrugës përmes varrezave publike të “Stom Golemit” në Shkodër që lidhet me Golemin, Grudën e Re, dhe Hotin e Ri, është si mos më keq.

Ka shumë vite në këtë gjendje, megjithatë nuk është ndërhyrë asnjëherë për rregullimin e saj. Kjo ka bërë që një pjesë e varrezave të dëmtohen nga uji.

Banorët kërkojnë që të ndërhyhet sa më shpejt për faktin se është një zonë tejet e mbipopulluar dhe shërben për të shkurtuar  distancën mes fshatrave.

Prej vitesh, shqetësimi për këtë rrugë, që kalon përmes varrezave, është bërë prezent me dhjetra herë nga mediat dhe qytetarët, por nuk është marrë asnjë masë në këtë drejtim për përmirësimin e  saj.

Shpërndaje