Të harruar në Siri, protestë para kryeministrisë, familjarët: Ktheni fëmijët në shtëpi!

Shpërndaje

Para kryeministrisë janë mbledhur familjarët e Eva dhe Endrit Dumani që ndodhen në Siri, si dhe një grup qytetarët.

Ndërkohë, policia u ka kërkuar që të shpërndahen në kuadër të masave anti-covid.

Ata, me pankarta në duar kërkojnë rikthimin e dy fëmijëve në vend.

Endrit dhe Eva Dumani janë dy fëmijët e mitur nga Tirana, të cilët prej rreth 6 vitesh ndodhen në zonën e luftës në Siri.

Prej shumë kohësh për ta është kujdesur gjyshja e tyre Mentije Dumani, por ajo ndërroi jetë pak ditë më parë në kampin Al-Holn.

Ndërsa daja i dy të miturve, Xhetan Ndregjoni, për Ora Neës kërkoi ndihmë për kthimin e tyre pasi sipas tij fëmijët janë më të rrezikuar se asnjëherë.

“Nuk e di se kush i ka në kujdestari fëmijët dhe se në duart e kujt janë. Kemi pasur vetëm disa komunikime të shkurtra me audio.”

Ndregjoni thekson se ka 6 vjet që shteti thotë se po punon për rikthimin e fëmijëve në atdhe, por deri më tani asgjë nuk është bërë.

Dy fëmijët u larguan me të atin Shkëlzen Dumani i cili gënjeu të shoqen, mori autorizimin e saj dhe bashkë me fëmijët iu bashkua luftës së shtetit islamik.

Ai vdiq gjatë luftimeve të grupit islamik, ndërsa tashmë pas 6 vitesh familjarët shpresojnë që ata të kenë fatin e Alvinit, i cili tashmë ndodhet pranë familjes./OraNews/

Shpërndaje