Të gjithë të shëruar, “zhduket” koronavirusi në disa qytete të Shqipërisë

Shpërndaje

Disa qytete të cilat kanë regjistruar raste me koronavirus janë drejt shuarjes së vatrave të infeksionit.

Ministria e shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar.

Ndërkohë kurba e numrit të të shëruarve vazhdon të shënojë rritje prej më shumë se 1 jave tashmë.

Ministria e shëndetësisë raportoi gjatë ditës së sotme se aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe numri i të shëruarve është më i lartë.

Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 356.

Shpërndaje