Të dhënat e fundit mbi shkarkimet në Hece, Vau Dejës me 500 meter kub në sekond…

PËRDITËSIM I SITUATËS

(të dhënat e dt.26.01.2021, ora 08:30)

👉 Korporata Elektroenergjitike Shqiptare po vijon punën për administrimin e plotave në ujëmbledhesit e Hec-eve në kaskadën e lumit Drin duke vijuar të mbajë në nivele minimale prej disa ditëve shkarkimet nga porta e Hec Vau i Dejës.

👉 Prurjet totale janë 2250 m3/s. Shkarkimet nga porta e Hec Vau Dejës vijojnë të jenë 500m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës.

Nivelet e liqeneve janë:

• HEC Fierzë, 289.94 mmnd (296 mmnd niveli maksimal i liqenit)
• HEC Koman, 172.94 mmnd (176 mmnd niveli maksimal i liqenit)
• HEC Vau Dejës, 71.94 mmnd (76 mmnd niveli maksimal i liqeni)

🟢 KESH po prodhon me kapacitete maksimale duke garantuar furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorit vendas.

Vijon….