Të abuzosh me lirinë 2 orëshe! Qytetarëet shkodranë dynden në shetitje, harrojnë thirrjen “Rri në shtëpi”

Shpërndaje

Rri në shtëpi, shkodranët e zëvëndësojnë me shëtitje në rrugë, sheshe e pedonale! Dy orët e lirisë pasdreke janë keqkuptuar prej tyre, pasi të gjithë në grupime u panë të shëtisnin brigjeve të liqenit të Shkodres, në pedonales e Molos.

Pamje të tilla janë të frikshme në një kohë kur numri i personave të prekur me koronavirus shtohet ditë pas dite edhe në Shqipëri, e ku zyrtarisht kemi 2 viktima, ndërsa në shtetin fqinj të Italisë jetët e humbura kanë shkuar mbi 3 mijë persona, e ku arkivolet mortore ngarkohen në kamione. Shkodranet duhet ta kuptojne se kjo nuk është periudhë as pushimi dhe as sfide ndaj askujt, pasi virusi është prezent në territorin tonë

Sikur të mos mjaftonte kjo pamje, asnjë patrullë policie nuk u pa prej orës 16.00 deri në orën 18.00 të ndërhynte për shpërndarjen e tyre, kur akti normativ i qeverisë e thotë qartazi se kur ka të tilla grumbullime duhet aplikuar edhe masa ndëshkimore me gjobë.

Të dashur shkodranë duhet të tregojmë qytetarinë tonë, vetëdijësimin e lartë, të japin shëmbullin e mirë të mbrojtjes së jetes, duke shmangur në maksimum daljet, e duke u bërë bashkë në këtë betejë që me kontributin e secilit mund të bëhet më e lehtë për tu kapërcyer dhe në fund fituar!

https://www.facebook.com/realitetipost/videos/977510532644178/
https://www.facebook.com/realitetipost/videos/977510532644178/
Shpërndaje