Mos deklarimi real i pagave nga ana e punëdhënësve është një problemet më të prehta, që cënon direkt qytetarin në të ardhmen.
Administrat tatimore ka evidentuar 20 mijë punonjës, pagat e të cilëve nuk janë reale. Bëhet fjalë për rreth 20 lloje profesionesh ku përfshihen kuzhinjer, inxhinjer , arkitektë etj.
Drejtorja e tatimeve Delinda Ibrahimaj teksa inspektoi një subjekt privat tha se po sensibilihen bizneset nëpërmjet informimit, për reduktimin e këtij fenomeni.
Tatimet kanë tentuar disa herë ta luftojnë këtë dukuri. Ish minsitri I financave Ridvan Bode vendosi dhe paga refrence për sektorë të caktuar të ekonomsië, por në vitin 2012 ky vendim u anullua pasi biente ndesh me parimet e bashkimit europian, pasi konsiderohet si një dhunim I të drejtës së tregut të lirë.
Shqipëria ka sot nivelin më të ulët në raport me prodhimin e brendshëm bruto në mbledhjen e të ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore.