Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 346 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Taskforcës antiCovid.
AKU njofton se, “Taskforca po vazhdon me monitorimin e të gjitha bizneseve dhe niveleve të sistemit arsimor, duke këmbëngulur në zbatimin e protokollove të sigurisë si e vetmja mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit”.
Gjatë inspektimeve janë dhënë 8 masa me paralajmërim nëpër biznese ushqimore, për mungesë të librezave shëndetësore, higjienizim dhe sistemim të ambienteve të prodhimit dhe mungesë të planit 3D.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 61 mostra kryesisht në monitorim të qumështit.