Tamara e preferuar edhe në vjeshtë/ Turistë të shumtë i  drejtohen Alpeve…

Shpërndaje

Pamjet mahnitëse, ajri i pastër, njerëzit mikpritës dhe ushqimi bio kanë bërë që zona e Kelmendit të jetë e frekuentuar edhe në këto ditë të fund shtatorit.

Të shumtë janë edhe të apasionuarit e motorëve, të cilët alpet i kanë pjesë të Turit Ballkanik.

Jam nga Austria dhe është hera e parë. Duket shumë bukur.

Jemi nga Austria. Kemi  ardhur me mikun tim. Kjo është hera e parë dhe duket tërheqëse.

 Po më pëlqen shumë rruga, sepse e pershkojmë me motor.

-Jam nga Zvicra. Na pëlqen shumë. Ështe hera e dytë që vijmë”, shprehen vizitorët.

Kelmendi është një nga zonat me bukuri të pafundme natyrore duke nisur nga Leqet e Hotit e përtej.

Tamara mbetet një pikë e preferuar e turistëve që vizitojnë Alpet.

Shpërndaje