Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha pas takimit në Fier. Rama shkruan se njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman. Ai publikon një foto nga takimi i Bashës në Fier dhe një tjetër nga vaksinimi i të moshuarve në sheshin “Skënderbej”.
“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…
Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë😍
Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë🤮”, shkruan Rama.