Mes takimesh të shumta, mbështetjen pakursyer e gjej dhe në njësinë Administrative Vig- Mnelë.
Është për të ardhur keq fakti sesi gjatë qeverisjes qëndrore kjo zonë është lënë në mëshirë të fatit.
Ne në qeverisjen tonë të përbashkët në vitet 2015-2019 kemi premtuar dhe realizuar;
Rikonstruksionin e godinës së njësisë Administrative Vig Mnelë;
Rikonstruksionin e Shkollës 9 vjeçare në qendër të kësaj njësie;
Rikonstruksionin e Urës së Gjinajve;
Rikonstruksionin e Shkolles së ciklit të ulët në Fushë Vig;
Ndërtimin e urës e cila lidh lagjen Rreth me qendren e kësaj Njësie;
Mbështjen e vazhdueshme të familjeve në nevojë dhe personave me aftësi ndryshe, falë një bashkepunimi perfekt me kryetaret e fshatrave, administratën, Këshillin Bashkiak, Shoqatat dhe Organizatat që gjithmonë nuk janë kursyer në këto zona.
Padiskutim që për Vig-Mnelen ka shumë për të bërë.Investime konkrete dhe jo vetëm fjalë, ashtu siç ne kemi bërë dhe do bëjmë gjithmonëDo vijojmë me krijimin e mundësisë që familjet të mos shperngulen nga atje duke;
Dyfishuar ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.
Ndërhyrjen e menjëhershme në rrjetin e energjisë elektrike.
Sigurinë që shëndetësia dhe arsimi do jetë parësore për çdo femijë e banor atje.
Subvencionimin e çdo fermeri dhe blegtori për çdo banor që jeton e punon atje.