Njësia Administrative Temal është një perlë natyrore e Bashkisë Vau Dejës, ndaj vëmendja për të sjellë në këtë zonë investime do të jetë një ndër prioritetet e mia.
Shqetësimet e banorëve për ekonominë, rrjetin elektrik të amortizuar totalisht, arsimin, mirëmbajtjen e rrugës së vetme të Toplanës, ishin këto disa nga temat e diskutimit me banorët.
Ne sëbashku në qeverisjen tonë të përbashkët 2015-2019 realizuam:
✅Rikonstruksionin e Shkollës 9-vjeçare Toplanë;
✅Hapjen e një rruge nga Liqeni Koman e deri në qendër të Toplanës;
✅Rikonstruksioni i Shkollës 9-vjeçare në Koman;
✅Rikonstruksioni i Njësisë Administrative në Koman;
✅Ndihma për familjet që jetojnë atje, çdo vit;
🤚Angazhohem se në Temal:
🔵 Rrjeti elektrik do t’i nënshtrohet rikonstruksionit me qëllim furnizimin me energji elektrike për të gjitha familjet pa shkëputje;
🔵 Shkollat dhe mësimdhenia do të kenë përkujdesin tim maksimal, që fëmijet e Temalit të arsimohen si gjithë të tjerët;
🔵Të gjitha fermat do të mbeshteten, sipas tipologjisë së tyre, duke gjeneruar ekonomi për banorët;
🔵 Do të mbështes zhvillimin e turizmit në zonë;
🔵Qendra shëndetësore do jetë në shërbim të banorëve çdo ditë;
🔵Do të rimbursojmë udhetimin për fëmijët që shkojnë në shkollë.