Nje takim me zonja dhe zonjusha të nderuara në Vau Dejës, me të cilat diskutuam një mori problemesh duke përfshirë ekonominë e dobët dhe rritjen e kostos së jetesës, papunësinë, largimin nga skema e ndihmës ekonomike për arsye të bindjeve politike, mbifaturimet dhe komatëvonesat e energjisë elektrike.
Së bashku me #25 Prill të votojmë Programin e Partisë Demokratike, për përfaqësimin e grave dhe vajzave në vendimmarrje dhe punësim, me qëllim fuqizimin ekonomik të gruas në nivele sa më të larta.
Do të mbështeten familjet në nevojë duke dyfishuar ndihmën ekonomike.
Do të gjejmë zgjidhje së bashku për emigracionin masiv të fëmijëve, si brenga më e madhe e nënave tona.