“Takim me votuesit për herë të parë! Kur themi që rinia është e ardhmja nuk është slogan. Çdo i ri mbi 18 vjeç ka një zë në përcaktimin e progresit të qytetit dhe gjithë vendit. Para tyre u prezantua një pjesë e kandidatëve të Shkodrës. Ishte shumë kënaqësi të dëgjonim pritshmëritë e tyre por për mua personalisht edhe më kënaqësi kërkesat e tyre të cilat janë detyrat tona të para me marrjen me mandatit. Rini e arsimuar, e motivuar dhe ambicioze është rini që garanton të ardhmen në Shkodër”, shkruan Edona Bilali.