“Kalova një të dielë shumë të bukur dhe u ktheva plot energji nga takimi me të rinjtë e Malësisë së Madhe. Së bashku me kandidatet Znj. Edona Bilali dhe deputetin e zonës Z. Paulin Sterkaj u mirëpritëm nga këto të rinj plot motivim dhe shumë simpatikë, të denjë për përshkrimin që u përket malësorëve.
U tregova se unë jam mbesë Bajze dhe ruaj shumë kujtime të bukura nga ai vënd ku dikur duheshin orë për të mbërritur e sot jo më shumë se 30 minuta, dhe se kudo ku kam takuar kushërinjtë e mi, fatkeqësisht të shpërndarë në kontinent, jam ndjerë si në shtëpi. E tillë ishte edhe mikpritja nga këto të rinj!
Malësorët janë punëtorë dhe të përkushtuar dhe e kanë çuar në një nivel më të lartë bujqësinë, blegtorinë, dhe agro industrinë. Edhe pse ka ende shumë për të bërë si nga shteti ashtu edhe privati, lumturohem kur shikoj që ka njerëz që i dinë vlerat e natyrës që ka falur Zoti dhe jam e bindur se këto vajza e djem që takova sot do jenë faktorë që të afërmit e mi të kthehen një ditë në vendin e tyre”, shkruan Jona Leqejza.