Falemnders banorëve të Rajonit 4!
Me ta ndaj gjithmonë momente të vecanta. Është lagjia ku linda dhe jetova një jetë. Kemi ndarë halle dhe kujtime të bukura. E sot, me shkodranët e mi, po ndajmë një tjetër sfidë. Ndryshimin e Shkodrës për të cilin jemi zotuar dhe do e nisim me 6 Mars. Ata më njohin mirë. Nuk jam nga ata që është larguar edhe në ditët më të vështira të Shkodres, dhe nuk po e bëj as sot. Sepse ndryshe nga ata që vec marrin, ne jemi këtu për të marrë përgjegjësi. Përgjegjësinë e Ndryshimit të Shkodrës.