“Kemi një shprehje të bukur në Shkodër për dikënd që punon sa kjo qeveri. “Ka mih n’Bunë”.
Kështu edhe kjo qeveri për peshkatarët e Shirokës dhe Zogaj, ka mih n’Bunë. Peshkimi këtu nuk është thjeshtë një punë, është edhe traditë. Mbajnë familjet. Rritja e çmimit të naftës ua ka ngushtuar jetesën. Peshku për shkodranët po kthehet në ushqim luksi. Prandaj shitet edhe më pak.
Ne do të ndërtojmë një infrastrukturë moderne për peshkimin dhe do të subvencionojmë.
Nuk mund të përfaqësosh peshkatarët duke postuar tavën e krapit në Facebook”, shkruan Bushati.