“Takim me Maturantin” në Fakultetin Ekonomik të UNISHK…

Shpërndaje

Në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua me sukses aktiviteti informues “Takim me Maturantin”. Ky organizim kishte për qëllim orientimin e maturantëve drejt zgjedhjes së programit të duhur universitar dhe ofroi një panoramë të qartë mbi mundësitë akademike dhe profesionale që ofron ky fakultet.

Gjatë aktivitetit, maturantët u njohën me programet e studimit, mundësitë e karrierës pas diplomimit, si dhe zhvilluan bashkëbisedime të hapura me pedagogë dhe studentë aktualë. Gjithashtu, ata patën mundësinë të eksplorojnë nga afër ambientet dhe atmosferën studentore të fakultetit.

Fakulteti Ekonomik falënderon të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe interesimin e treguar, duke u uruar suksese në zgjedhjen e rrugës së tyre të ardhshme akademike.

Shpërndaje