“Takim me kujtesën”/ Prezantohen librat që dokumentojnë një nga periudhat më të errëta të vendit…

Shpërndaje

“Takim me Kujtesën” ishte titulluar aktiviteti që organizoi Shoqata e Ish-të Përndjekurve politikë në qytetin e Shkodrës.

Në kuadër të këtij takimi, në bibliotekën e qytetit “ Marin Barleti”, u prezantuan 2 botime, “Dhimbje 5” i botuar së fundmi dhe libri tjetër i titulluar “Përndjekja e Hajrie Mulletit”, të autores Fatbardha Saraçi Mulleti.

Autorja shprehet se librat e prezantuar dokumentojnë,  një nga periudhat më të errëta të vendit, përgjatë 45 viteve të sistemit diktatorial.

Fatbardha Saraçi Mulleti është autore e 5 librave që i kushtohen vuajtjeve dhe qëndresës së grave gjatë periudhës së komunizmit.

 Kur ishte vetëm 5 vjeçe autorja, së bashku me familjen e saj, u internua në Kavajë, ku dhe përjetoi dhunën e sistemit komunist.

Aktiviteti “Takim me Kujtesën”, solli bashkëbisedime mes personazheve të ndryshme, të cilët kanë përjetuar periudhën e tmerrit në burgjet komuniste.

Shpërndaje