
Nga Xhabir Tabaku
“Çdo shkodran i ndershëm, që don qytetin e vet, që don atdheun e kombin, duhet të votojë Ted Koplikun . Asnjë politikan tjetër shkodran nuk e ka pjekurinë dhe intuitën e mendimin e tij politik. Asnjë tjetër nuk ka qasje sa konservatore aq edhe moderne në qëndrimet e tij, në analizën që i ban situatës dhe gjendjes politike, ekonomike e shoqërore sa z. Kopliku. Kena nevojë me u paraqitë në parlament me një individ që të zbardh faqen, që reflekton qytetarinë shkodrane dhe nervin kombëtar.
Nuk na falet me lanë të na kalojë mundësia që fati na ofron. Djali jonë asht për gjana esenciale, asht realist dhe optimist në të njajtën kohë. Për të nuk ekziston “ky vend nuk bëhet”, nuk ekziston mendimi që çdo politikan është i korruptueshëm. Dhe kjo thjeshtë se ai beson, se ai punon dhe andërron që vendin tonë ta bëjë madhështor. Shkollimi i tij, tradita familjare dhe pragmatizmi e prakticizmi, premtojnë se para nesh kemi një bir tonin plot potenciale me e rritë dhe me e ngritë staturën e tij politike në rrang kombëtar. Votojeni, motra e vëllezër bashkëqytrtarë!
Mos lejoni që për arsye periferike me abstenue apo me votue një tjetër. Tejkalojini paragjykimet dhe gjykimet partiake, mos shihni e djathtë a e majtë por votojeni djalin tuaj se do t’ju përfaqësojë të gjithëve me inteligjencë, nder dhe etikë e moral të lartë qytetar e politik!”