Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, ka shpallur listën me 26 lojtarë për dy ndeshjet e para në eliminatoret e Kupës së Botës kundër Anglisë dhe Andorës. Dëmtimet e disa titullarëve kanë ndikuar ndjeshëm në përzgjedhjet e tij.
Portierët
Në listë janë katër portierë: Thomas Strakosha (me disa probleme fizike), Elhan Kastrati, Simon Simoni dhe Gentian Selmani.
Mbrojtja
Mungesat më të mëdha janë në krahët e mbrojtjes me Elseid Hysajn dhe Mario Mitajn jashtë për shkak dëmtimi. Në vend të tyre janë thirrur Andi Hadroj dhe Naser Aliji, i cili shpërblehet për formën e mirë tek Dinamo në Superiore. Në qendër të mbrojtjes janë Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli, duke garantuar stabilitetin e prapavijës.
Në këtë repart mungojnë për shkak dëmtimi Amir Abrashi dhe Kejdi Bare. Surpriza është thirrja për herë të parë e Etnik Brrutit, ish-kapiteni i shpresave të Kosovës, dhe Julian Shehut, i cili po shkëlqen në Poloni me Widzew Łódź.
Gjithashtu, konfirmohen Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Adrion Pajaziti. Në mesfushë llogaritet edhe Arbër Hoxha, ndonëse zakonisht luan si sulmues anësor.
Mesfusha

Sulmi
Reparti ofensiv ka mungesa të rëndësishme si Seferi, Mirlind Daku dhe Indrit Tuci, të dëmtuar. Në listë janë përfshirë Ernest Muçi, Jasir Asani, Myrto Uzuni dhe Rei Manaj. Befasia më e madhe është Armando Broja, i cili ka pak ditë që është rikthyer në stërvitje me Evertonin pas një dëmtimi të rëndë.
Mungesa më e habitshme është ajo e Anis Mehmetit, i cili po bën një sezon fantastik me Bristol City në Championship.
Ekipi grumbullohet të dielën në Tiranë, ndërsa seanca e parë stërvitore zhvillohet të hënën. Shqipëria përballet me Anglinë më 21 mars në Uembli, ndërsa tre ditë më vonë, më 24 mars, luan ndaj Andorës në Tiranë./RealitetiPost