Vllaznia e ka rimarrë veten në kampionat, ku në tre ndeshjet e fundit ka marrë dy fitore dhe një barazim. Skuadra e Brdariç shihet si një ndër pretendentët kryesore për fitimin e trofeut dhe fakti që luajnë përballë tifozërisë së tyre në “Loro Boriçi”, është një motivim më shumë.
Nuk mbetet prapa Partizani, me të kuqtë që vijnë pas dy fitoreve radhazi ndaj Teutës dhe Skënderbeut. Një rezultat pozitiv ndaj shkodranëve do t i katapultonte në zonën evropiane.
FORMACIONET ZYRTARE
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Dianje, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Hoxha, Da Silva, Latifi, Gjurgjeviç
Partizani: Teqja, Gligorov, Belica, Sembene, Musta, Rrapaj, Kaçe, H.Marku, Mala, Stenio Junior, Cara