Superiorja ”zjarr” që në start/ Partizani-Vllaznia hap sezonin e ri të kampionatit, ”klasikja” e Shqipërisë që në javën e dytë…

Shpërndaje

Është hedhur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti që ka përcaktuar kalendarin e sezonit të ri futbollistik 2024-2025.

Nga Egnatia, Partizani e deri te Bylisi, janë 10 ekipe që do të garojnë në 36 javë kampionat, në fund të të cilit do të shpallet skuadra e re kampione dhe ato që do të bien një kategori më poshtë

Në javën e parë të kampionatit, që do nis në gusht, do të ketë një duel emrash të mëdhenj: Partizani-Vllaznia.

Derbi i shumëpritur i kryeqytetit, Partizani-Tirana, do të luhet në javën e gjashtë të çdo faze.

Interesant fakti që derbi i Shqipërisë, Vllaznia – Tirana do të luhet që në javën e dytë, në “Loro Boriçi”.

Java 1 (18 gusht)

Partizani – Vllaznia

Skënderbeu – Elbasani

Teuta – Bylis

Dinamo C. – Egnatia

Laçi – Tirana

Shpërndaje