Superiorja ka ulur siparin e gjysmës së pare të saj, në një kampionat i cili garanton deri tani luftë në çdo sfidë pasi ka skuadra të përfshira në betejën për një objekriv në çdo vend të tabelës. Kjo ka bërë që të jetë një kampionat shumë i rivalizuar, me pak diferenca mes ekipeve. Po t’i shtosh kësaj edhe kalendarin e ngjeshutr, cilësia e lojës shpesh nuk ka kaluar mesataren.
Kjo ka berë që në shumë sfida të mungojë spektali dhe një numër shumë i madh i tyre janë zgjidhur vetëm nga një gol. Në fakt, rezultati minimal 1-0 është ai që është ndeshur më shpesh në sfidat e Superiores deri tani. Në 24 nga 90 ndeshjet, ky ka qenë rezultati me të cilin është mbyllur sfida, me thuajse të gjitha ekipet e kampionatit që në këto 18 javë kanë mbyllur një duel me një fitore të tillë.
Edhe këtu, renditjen e fitoreve 1-0 e kryeson skuadra e Vllaznisë, 6 nga 11 fitoret e saj janë pikërisht me këto shifra. Më pas vjen Teuta e Kastrioti me nga 4; Laçi me 3; Apolonia, Kukësi e Tirana me 2 dhe Partizani me 1. Për të kuqtë, rezultati i vetëm 1-0 ka përkuar me kthimin në fitoren në derbin e kryeqytetit. Ndërkohë, Bylisi e Skënderbeu nuk kanë regjistruar ende një fitore minimale 1-0 në kampionat.
Sa u përket rezultateve të tjera, i dyti që përsëritet më shpesh në këtë pjesë të parë të kampionatit është barazimi 1-1, 15 herë, ndërsa barazimi 0-0 regjistrohet 12 herë. /vipsport.al/