Superiore, Belisha beson në fitore/ Rikthehet në “Loro Boriçi” Superliga, Vllaznia pret Kukësin…

Shpërndaje

Kampionati “Abissnet Superiore” do të çelë siparin për vitin 2024 me javën e 19-të, që do të luhet e ndarë në tre ditë, nga e premtja në të dielë. Kalendari ka përcaktuar që kuqeblutë e Vllaznisë të luajnë të dielën duke pritur në shtëpi ekipin e Kukësit, që në një farë mënyre konsiderohet si derbi verior i futbollit shqiptar.

Për ish kapitenin kuqeblu, Amarildo Belisha, sot në cilësinë e trajnerit të moshave, ndeshja në fjalë është mjaft e rëndësishme për Vllazninë, për të dëshmuar nëse do të vijojë ecurinë pozitive të fundvitit të kaluar, apo do të shfaqë oshilacione.Për këtë trajneri Osmani nuk ka në dispozicion dyshen e prapavijës, Hakaj-Juriç dhe në dyshim është edhe Gruda.

Vllaznia, ndoshta është e vetmja skuadër që nuk ka zyrtarizuar akoma as edhe një blerje të vetme.Në prag të ndeshjes së javës së 19-të të Superiores, Vllaznia renditet në vendin e katërt të tabelës së kalsifikimit me 26 pikë, aq sa ka edhe Tirana e vendit të tretë, ndërkohë që kryeson Egnatia me 37 pikë e ndjekur nga Partizani me 32 pikë.

Shpërndaje