Vjedhja e makinës tip “Range Rover” që u përdor në sulmin ndaj Top Channel, po hetohet nga policia e Tiranës, si pjesë punës për zbardhjen e ngjarjes së 27 Marsit, ku humbi jetën punonjësi i sigurisë, Pal Kola.
Makina luksoze ishte në pronësi të një shtetasi nga Kosova, i cili gjithashtu pritet të dëshmojë sërish për vjedhjen e automjetit të tij. Ngjarje kjo e regjistruar në Korrik të 2020.
Shtrirja e hetimeve dhe tek personat që fshihen pas vjedhjes, shihet nga policia dhe prokuroria mund t’i japë një tjetër rrjedhë ngjarjes.
Deri në këtë fazë të hetimit, policia po heton në disa pista për ngjarjen, megjithatë ende asnjë gjurmë nga autorët.
Disa prova të gjetura në automjetin e Range Rover, i cili u shkrumbua pas krimit dhe dy profile ADN-je janë e vetmja shpresë për hetuesit.
Nga analizimi i veprimeve si para dhe pas ngjarjes së rëndë, policia dhe prokuroria ka dyshime se autorët e sulmit të jenë vrasës me pagesë.