Sulmi më i mirë në Kategorinë Superiore, dy skuadra “luftë” në distancë…

Shpërndaje

Vllaznia dhe Partizani renditen në dy vendet e para në Kategorinë Superiore, teksa diferenca mes tyre është vetëm 6 pikë. Kjo nuk është e vetmja “luftë” mes tyre, pasi si shkodranët, edhe të kuqtë, kanë shënuar nga 25 gola në kampionat. Numër ky i lartë, që tregon edhe një herë forcën e këtyre dy ekipeve.

Sulmi ka funksionuar më së miri për të dyja palët, duke bërë që Partizani dhe Vllaznia të shkelqejnë në atë repart. Merkato e bërë në verë ka qënë e fokusuar pikërisht aty, duke plotësuar boshllëqet që zakonisht ekipet shqiptare kanë.Me interes të madh pritet të shihet se si do shkojnë gjërat,  me kampionatin që ka hyrë në një fazë interesante. Sulmi të fiton titullin,e për këtë janë të bindur, si në kryeqytet, ashtu edhe në Shkodër./NewsSport/

Shpërndaje