Mjeku Genc Sulçebe i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Open’ tha se mjekët po japin një mjekim të gabuar për pacientët e infektuar me COVID kur normalja është që mjekimi të fillojë pas ditës së 10, nëse sistemi ka akoma infeksion.
Sulçebe thekson se përdorimi i antibiotikëve, kortizonikëve edhe predizonit është i dëmshëm sepse pengon përgjigjen imunitare normale.
“Kemi një himermedikalizim, një trajtim të ekzagjeruar. Përdoren antibiotikët që nuk kanë asnjë efekt, ato duhet të përdoren pas ditës së 10 kur akoma ka infeksion të madh. Përdorimi i kortizonikëve, predizonit është i dëmshëm sepse pengon përgjigjen imunitare normale, duhet ta lëmë të lirë që ta mposhti virusin e ta pastrojë sistemin. Është faji i mjekëve kur u shkon një person me temperaturë e i mbushin me antibiotikë. Po e lejmë anën ekonomike por është mjekim i dëmshëm”, tha mjeku.