Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani dha opinionin e tij fitores 2-1 ndaj Egnatias.
“Dhuratë për të gjithë, për 105 vjetorin e klubit. Vllaznia ishte luftarake, taktikisht e disiplinuar dhe kjo na e fitoi lojën.
Titulli kampion? Shpresojmë, ndoshta është herët pasi asgjë nuk është e siguruar veçanërisht 4 vendet e para. Një fitore ndaj Egnatias është e vlefshme për ecurinë e Vllaznisë. Ende nuk jem itë sigurtë në 4-she, nëse objektivi është të futemi këtu, sigurisht do të sulmojmë edhe titullin kampion. Gjithçka është e mundshme pasi janë 2 ndeshje. Në Final Four do të jenë ekipet më të mira, por është futboll. Gjithçka është e mundshme.
Çfarë kam ndryshuar në klub? Jemi më luftarak tani, në momentet e duhura dimë të ruajmë rezultatin, vrapojmë, shfrytëzojmë elementet e duhura duke filluar nga krahët. E dimë çfarë duam. Me ecurinë në kohët e fundit merita është e futbollistëve, ne si staf jemi munduar t’u japim atyre pozitat ku ata japin më të mirët.
Episodi me zëdhënësin që doli me të kuq? Me thënë të drejtën nuk e di. S’e kam takuar ende dhe nuk mund të them gjë”, tha Osmani.