Studentët e UNISHK në qendër të Konferencës Kombëtare “Rinia në Veprim”…

Shpërndaje

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u përfaqësua me krenari dhe përkushtim në Konferencën Kombëtare “Rinia në Veprim”, ku mes 600 të rinjve nga e gjithë Shqipëria, studentët tanë dhanë një shembull të shkëlqyer angazhimi dhe përfaqësimi.

Postimi i plotë i Universitetit Luigj Gurakuqi:

🎙️ Në Konferencën Kombëtare “Rinia në Veprim”, mes 600 të rinjve nga e gjithë Shqipëria, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u përfaqësua me dinjitet dhe përkushtim nga studentët e tij aktivë.

Loreta Çermeli – Nënkryetare e Këshillit Kombëtar të Rinisë dhe njëkohësisht anëtare e Këshillit Studentor të UNISHK-së, ishte një prej zërave më përfaqësues të të rinjve në këtë event, duke mbajtur fjalën hapëse dhe duke dhënë kontributin e saj gjatë gjithë konferencës, të iniciuar nga vetë Këshilli Kombëtar i Rinisë.

Gjithashtu, pjesëmarrës ishte edhe Gjergj Shegaj, anëtar i Këshillit Studentor të universitetit tonë, duke forcuar edhe më tej lidhjen e kësaj konference me përfaqësimin studentor.

Konferenca u organizua nga Këshilli Kombëtar i Rinisë, me mbështetjen e Ministrisë së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët & Agjencisë Kombëtare të Rinisë – një bashkëpunim që dëshmon vullnetin institucional për të vënë rininë në qendër të vendimmarrjes.

Krenarë për studentët tanë që bëhen pjesë e ndryshimit dhe kontribuojnë aktivisht në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për rininë shqiptare! 🙌🏻 😍

Shpërndaje