
Studentë nga e gjithë Serbia kanë mbërritur prej mbrëmë në kryeqytetin Beograd, në këmbë dhe me biçikleta, për të marrë pjesë në protestën masive antiqeveritare të planifikuar për të shtunën.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Terazije për të pritur studentët.

Protestat, të udhëhequra nga studentët, filluan në nëntor pasi një pjesë në stacionin e trenit në Novi Sad u shemb, duke vrarë 15 njerëz.
Demonstratat janë mbajtur pothuajse çdo ditë që atëherë dhe ky tubim pritet të jetë një nga protestat më të mëdha antiqeveritare në historinë e re të Serbisë.
Protesta e sotme masive pritet të fillojë në orën 16:00 sipas orës lokale.
