truga ndalon shëtitjen e pushuesve me bikini dhe brekë plazhi në qendër të qytetit.
Në njoftimin e komunës shkruhet:
“Respektimi i rendit publik! “Me qëllim respektimin e rendit publik, sidmos gjatë sezonit veror turistik, përgjatë shëtitores qendrore (prej te Ura e Qarshisë dhe deri te Tregu i Gjelbër), ndalohet shëtitja me bikini dhe brekë plazhi gjatë gjithë ditës. I lusim të gjithë mysafirët dhe turistët, të cilët po freskohen në liqen apo te Drini i Zi, që t’i respektojnë rregullat e mirësjelljes dhe të rendit publik, duke mos shfaqur lakuriqësi në sipërfaqe dhe hapësira publike”.
Vendimi është marrë sot (17 korrik) nga Komuna e Strugës për arsye morale, etike dhe respekt ndaj biznesieve dhe qytetarëve.
Ndërkohë mediat maqedonase shkruajnë se disa qyetarë janë ankuar për lëvizjen me rroba banjo në Pazar dhe dyqane në qendër të qytetit.
“Sjellja juaj është imazhi i qytetit, prandaj të mundohemi të gjithë bashkërisht ta ruajmë imazhin pozitiv të një destinacioni turistik siç është Struga”, vijon njoftimi i komunës.
Ndërkohë mediat maqedonase shkruajnë se nga pikëpamja ligjore, Komuna nuk ka asnjë bazë për të vendosur tabela dhe as për të sanksionuar për mosrespektim.