
Sot, në një moment të rëndësishëm për historinë tonë kombëtare, kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Shkëlqim Sterkaj, mori pjesë në aktivitetin përkujtues të Kryengritjes së Malësisë së Madhe. Ky ishte një moment i veçantë, ku u nderuan burrat malësorë që me guxim dhe sakrificë zgjedhën lirinë mbi çdo gjë tjetër, duke lënë pas një trashëgimi të paharrueshme për Shqipërinë.
Postimi i kandidatit Sterkaj:
Sot përkujtuam me nderim Kryengritjen e Malësisë së Madhe, një moment historik ku burrat malësor zgjodhën lirinë përpara çdo gjëje tjetër.
Kjo kryengritje është kujtesë e gjallë e shpirtit të pamposhtur të kombit tonë dhe një amanet për brezat që vijnë.
Lavdi përjetë trimave të Malësisë së Madhe dhe nder për mua të isha i pranishëm në aktivitetin përkujtues!
