
Në një takim me shqiptarët e Italisë në Milano, Shkelqim Sterkaj, kandidat për deputet i Malësisë së Madhe dhe qarkut Shkodër, ndau mendimet dhe idetë për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë. Ai theksoi rëndësinë e emigracionit si pasuri e kombit, një force që ruan rrënjët dhe është e gatshme të kontribuoni për zhvillimin e vendit. Me angazhimin për të fuqizuar çdo zë që kërkon ndryshim dhe përparim, Sterkaj ftoi çdo qytetar të bashkohet për Shqipërinë Europiane.
Postimi i kandidatit Sterkaj:
Me malësorë të mirë, para takimit me KRYEMINISTRIN EDI RAMA
ME SHQIPTARËT E ITALISË🦅🇦🇱📍MILANO
Ndamë bashkë mendime, ide dhe shpresën për një të ardhme më të mirë për vendin tonë.
Emigracioni është pasuria jonë jashtë kufijve njerëz që nuk e harrojnë rrënjën, që duan të kontribuojnë për zhvillimin e zonës nga kanë ardhur.
Si kandidat për deputet i Malësisë së Madhe dhe qarkut Shkodër, angazhimi im është i qartë: t’i japim zë dhe forcë çdo zëri që kërkon ndryshim e përparim.
Faleminderit për mikpritjen, mbështetjen dhe dashurinë që rrezatoni kudo që jeni!