Sterkaj: Mirënjohje dhe Vendosmëri për një Malësi më të zhvilluar…

Shpërndaje

Në këtë fazë të rëndësishme të fushatës zgjedhore, Shkëlqim Sterkaj, kandidati i Partisë Socialiste për zonën e Malësisë, shpreh mirënjohjen e tij të thellë ndaj të gjithë atyre që po kontribuojnë me përkushtim në këtë rrugëtim. Ai vlerëson mbështetjen dhe energjinë e strukturave, grupeve të punës dhe çdo simpatizanti që beson në vizionin për një Malësi më të zhvilluar dhe një Shqipëri më të mirë.

Postimi i kandidatit Sterkaj:

Faleminderit strukturave, grupeve të punës dhe çdo simpatizanti të Kelmendit!

Përkushtimi dhe puna juaj më japin edhe më shumë motivim për të vazhduar rrugën tonë drejt një të ardhmeje më të mirë për Malësinë dhe të gjithë Shqipërinë.

Të gjithë bashkë drejt fitorës së sigurtë🤝

Duke u mbështetur tek forca e komunitetit tonë, do të ndërtojmë më shumë mundësi për të rinjtë, do të mbrojmë vlerat tona dhe do të zhvillojmë çdo cep të kësaj zone të bekuar.

Shpërndaje