Sterkaj: “Me Shkrelin përpara, për një Malësi më të fortë”…

Shpërndaje

Shkëlqim Sterkaj, kandidat për deputet nga Partia Socialiste, vijon turin e tij në Malësi të Madhe, ku falënderon grupet e punës dhe komunitetin për mikpritjen dhe mbështetjen. Me vëmendje të veçantë për Shkrelin dhe potencialin e tij, ai thekson rëndësinë e investimeve dhe mundësive për të rinjtë, si pjesë e një vizioni të qartë për zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Postimi i kandidatit Sterkaj:

Në zemer të Malësisë së madhe! Falenderoj grupet e punës për përkushtimin dhe gatishmërinë!

Shkreli, me historinë, traditat dhe potencialin e tij të jashtëzakonshëm, meriton më shumë vëmendje, më shumë investime dhe më shumë mundësi për të rinjtë e të gjitha moshave.

Së bashku, do të vazhdojmë të punojmë për një Shkrel më të zhvilluar, më të integruar dhe më të fuqishëm në zemër të Malësisë së Madhe.

Faleminderit për besimin! Rruga jonë me punë, përkushtim dhe vizion të qartë sapo ka nisur🤝

#BashkohuMeNe#votoshkelqimsterkaj #PërShqipërinëEuropiane

Shpërndaje