Sterkaj: Gratë e sektorit fason, forca që mban familjet dhe shoqërinë!…

Shpërndaje

Në një takim të ngrohtë e frymëzues me gra punëtore të sektorit fason, kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Shkëlqim Sterkaj, vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm që ato japin çdo ditë për familjet dhe shoqërinë. Ai ndau shqetësimet dhe sfidat me të cilat ato përballen dhe theksoi domosdoshmërinë për politika që forcojnë të drejtat dhe mirëqenien e tyre.

Postimi i kandidatit Sterkaj:

Me gra të jashtëzakonshme që punojnë në sektorin fason. Ato janë shembulli më i mirë i forcës, përkushtimit dhe sakrificës së përditshme për të mbajtur familjet!
Diskutuam për kushtet e punës, sfidat me të cilat përballen, mbështetjes sociale dhe domosdoshmërinë për politika që u japin më shumë siguri dhe dinjitet.

Si kandidat për deputet, angazhimi im është të jem zëri i tyre në Kuvend për më shumë të drejta, mbështetje dhe mundësi për gratë që punojnë çdo ditë me ndershmëri.
Gratë janë shtylla e shoqërisë, meritojnë veprim konkret!

Shpërndaje